Aktgjykimi i Kushtetueses, Fetahu: U konstatua se rendi i ditës s’mund të ndryshohet - Gazeta Express
string(81) "aktgjykimi-i-kushtetueses-fetahu-u-konstatua-se-rendi-i-dites-smund-te-ndryshohet"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 11:47

Aktgjykimi i Kushtetueses, Fetahu: U konstatua se rendi i ditës s’mund të ndryshohet

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 11:47

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, gjatë një konference për media ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka thënë se seanca konstituive e filluar me 15 prill, nuk është zhvilluar në pajtim me pajtim me përcaktimet e paragrafit 66, shkruan Gazeta Express.

I njëjti ka shtruar edhe disa pyetje se pse seanca ‘‘nuk është zhvilluar në pajtim ke Kushtetutën’’.

‘‘Gjykata në mënyrë të qartë ka vendosur dhe ka konstatuar se seanca konstituive e filluar me 15 prill nuk ka përfunduar, gjë që të gjithë e dimë dhe nuk  është kontestuese. Por, ka thënë Gjykata, e njëjta nuk është zhvilluar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 66. Derisa ky është konstatimi i Gjykatës mbi moszhvillimin e seancës konstituive në pajtim me kushtetutën dhe rregullat, pyetja që shtrohet është se pari: Nëse nuk zhvilluar në pajtim me Kushtetutën, pse nuk është zhvilluar në pajtim me Kushtetutën? Cilat kanë qenë shkeljet e evidentuara të cilat kanë rezultuar që procedura të mos jetë në pajtim me Kushtetutën? : Kusht ka qenë akteri, ose aktorët që kanë bërë që kjo seancë të mos zhvillohet me Kushtetutën?’’, ka thënë ai.

Më tej, ai ka theksuar se VV-ja ka qenë ajo që e ka udhëhequr seancën.

Po ashtu, konstatimet kryesore të aktgjykimit të Kushtetueses ishin që rendi i ditës së seancës nuk mund të ndryshohet

‘‘Në rastin konkretë ne e dimë që opozita nuk  ka udhëhequr seancën konstituive. E Ka zhvilluar VV-ja, ka vendosur kështu kryesuesi i VV-së. Cilat ishin konstatimet kryesore të këtij aktgjykimi? Rendi i ditës së seancës konstituive nuk mund të ndryshohet pas fillimit të seancës. Nuk ka të drejtë askush të vendos për votim të fshehtë pa një bazë kushtetuese’’, ka thënë ai. /GazetaExpress