Aktgjykimi i Kushtetueses, Bogujevci hidhet në sulm: S’ka më demokraci përfaqësuese në Kosovë - Gazeta Express
string(90) "aktgjykimi-i-kushtetueses-bogujevci-hidhet-ne-sulm-ska-me-demokraci-perfaqesuese-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 13:47

Aktgjykimi i Kushtetueses, Bogujevci hidhet në sulm: S’ka më demokraci përfaqësuese në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 13:47

Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar rëndë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për bllokadën në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci e ka sulmuar rëndë Gjykatën Kushtetuese për lidhje me ish-koalicionin PAN (PDK-AAK-Nisma) dhe për Radomir Llabanin, gjyqtarin serb.

Bogujevci ka thënë se demokracia përfaqësuese në Kosovë, mori fund me këtë aktgjykim, sipas të cilit u konstatua se kryesuesi Avni Dehari e shkeli aktgjykimin paraprak të Gjykatës.

“Demokracia përfaqësuese u anulua në Kosovë dhe nuk vlen më”, tha ajo. “Kot i fiton zgjedhjet, kot del i pari”.

“6 gjyqtarë, nga të cilët 5 nga koha e PAN-it dhe njëri i lidhur me Serbinë, shkelin vullnetin e popullit, riinterpretojnë vendimin e vet dhe gjejnë shkelje veçse te Avni Dehari”, tha Bogujevci, në një shkrim në Facebook.