Aktgjykimi i Kushtetueses, Bajrami: VV po bën interpretim ndryshe nga krejt Kosova, është i qartë - Gazeta Express
string(94) "aktgjykimi-i-kushtetueses-bajrami-vv-po-ben-interpretim-ndryshe-nga-krejt-kosova-eshte-i-qarte"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 11:48

Aktgjykimi i Kushtetueses, Bajrami: VV po bën interpretim ndryshe nga krejt Kosova, është i qartë

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 11:48

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje janë duke bërë një ‘‘interpretim ndryshe nga krejt Kosova’’ lidhur me aktgjykimin e Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit, shkruan Gazeta Express.

Bajrami ka thënë edhe se gatishmërinë e Kurtit për bashkëpunimin e kemi parë sot, pasi që i njëjti nuk morri pjesë në takimin konstultativ mes përfaqësuesve të partive para vazhdimit të seancës.

‘‘Besoj që e keni aktgjykimin e Kushtetueses, ne kemi pa edhe prononcime të ndryshme nga eksponentë të VV-së, të cilët në fakt e kanë në plan të vazhdojnë këtë ngërç duke e bë një interpretim ndryshe nga krejt Kosova. Se sa Kurti është i gatshëm për bashkëpunim besoj që patët mundësi ta shihni para dy minutave, i cili ishte në seancë plenare dhe nuk ishte në gjendje të vij në takim konsultativ me të gjithë liderët e partive politike parlamentare. Aktgjykimit është jashtëzakonisht i qartë kur është fjala tek mënyra e votimit. Kur flitet për votimin e fshehtë e thotë  qartë se neni 8 nuk ka referenca të asnjë neni tjetër i cili flet për ndryshimin e rendit të ditës’’, ka thënë ajo. /GazetaExpress