Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë kundër gjahstë personave të dyshuar për “Trafikim me njerëz”, “Dhunim” dhe “Shërime seksuale të viktimës së trafikimit”.
A.K., M.Q., dhe R.K., akuzohen për kryerjen e veprës penale “Trafikim me njerëz”, ndërsa E.B., dhe M.Q., akuzohen për kryerjen e veprës penale “Dhunimi”.
Ndërkaq të pandehurit A.Q., dhe H.Z., akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.
Komunikata e plotë:
Aktakuzë ndaj gjashtë (6) personave për trafikim me njerëz, dhunim dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit
Mitrovicë, 30 prill 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ndaj gjashtë (6) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar për dhunimin, trafikimin si dhe kryerjen e shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit me iniciale K.B.
Prokuroria njofton opinionin se të pandehurit A.K., M.Q., dhe R.K., akuzohen për kryerjen e veprës penale “Trafikim me njerëz“ nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit E.B., dhe M.Q., akuzohen për kryerjen e veprës penale “Dhunimi“ nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 pika 3.3 lidhur me paragrafin 4 pika 4.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, të pandehurit A.Q., dhe H.Z., akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit“, nga neni 228 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që gjashtë (6) të pandehurit të i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit.