string(57) "aktakuze-kunder-dy-zyrtareve-policore-ne-peje-per-ryshfet"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 14:36

Aktakuzë kundër dy zyrtarëve policorë në Pejë për ryshfet

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 14:36

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve policorë, A.Sh. dhe S.K., për veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Sipas aktakuzës “dy të pandehurit në cilësinë e zyrtarëve policorë nga Njësiti i Trafikut në Pejë, me dashje  e me qellim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme, me datë 20 prill 2025 në fshatin Poterq të komunës se Klinës, në atë mënyrë , derisa të pandehurit kanë qenë në pikë kontrolli, i pandehuri S.K  ka ndaluar veturën Golf 8 për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe shkelje të ligjit për kundërvajtje në trafik, ashtu që  të pandehurit me qëllim që të mos i shqiptojnë gjobë   të dëmtuarit i i kishin  kërkuar që 20 euro  e më shumë euro ti dërgoj në pompën e derivateve në Pejë, ku dëshmitari i cili është punëtor i pompës se derivateve, me pas kartëmonedhën e parave ja kishte dhënë zyrtarit policor A.Sh”.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e  cila ju vihet në barrë. Po ashtu, prokurori i shteti me rastin e ngritjes se aktakuzës , ka propozuar gjykatës që të pandehurve përveç demit, t’ju shqiptohet edhe ndalimi i ushtrimit të profesionit.”