Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër 4 personave të dyshuar për “Vrasje të rëndë”, rast që ka ndodhur më 26 mars të vitit të kaluar.
“Sipas aktakuzës, me datë 26.03.2024 rreth orës 21:10 minuta në rrugën ‘’Butrinti’’, në Prishtinë, në bashkëkryerje privojnë nga jeta të ndjerin E.G., dhe Z.G., dhe me atë rast me dashje dhe vetëdije vejnë në rrezik jetën e personave të tjerë.”
Aktualisht Lum Halilaj gjendet nën masën e paraburgimit, ndërsa Ahmet dhe Naim Berisha dhe K.G. gjenden në arrati.
“I pandehuri L.H. ndodhet në masën e paraburgimit, ndërsa ndaj të pandehurve N.B., A.B. dhe K.G. kemi ngritur aktakuzën në mungesën e tyre për shkak se ndodhen ende në arrati. Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, mirëpo të njëjtit ndodhen ende në arrati me qëllim shmangien e organeve të drejtësisë.”