Afaristi Hamdi Malushaj, tha se shkyçja e bizneseve nga energjia elektrike, ka qenë akt vandal.
Ai tha se “prej pasluftës ska pas akt ma vandal ndaj bizneseve të vendit. Qysh mundesh me i lanë në terr 60% të ekonomisë”, pyeti Malushaj në Pressing, transmeton Express.
“Akti i shkëputjes, nuk na kanë dhënë afat dy orë me i hjekë frigoriferat – serverat, përgatitu se kanë me ta ndalë. Edhe gjykatat kur dojnë me të ekzekutu ta japin një afat për ekzekutim…Punëtorëve të KEDS ju dhimbshim…”, tha ai.
Ai tha se nuk është me Vetëvendosjen, duke shtuar se është opozitë “e të gjithëve deri sot”.
“Nuk kanë ardhë me merita të dëshmuara që kanë me bo diçka të sigurtë, por si dështim i tjerëve para tyre”, shtoi ai.