“Akt i paprecedentë”, avokatja tregon momentet pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Na kapi paniku - Gazeta Express
string(97) "akt-i-paprecedente-avokatja-tregon-momentet-pas-vrasjes-se-gjyqtarit-astrit-kalaja-na-kapi-paniku"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 12:36

“Akt i paprecedentë”, avokatja tregon momentet pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Na kapi paniku

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 12:36

Avokatja Brunilda Lika, e cila sot mori pjesë në homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i vrarë dje në krye të detyrës në ambientet e Gjykatës së Apelit, u shpreh e tronditur nga ngjarja.

Në një prononcim për mediat, Lika theksoi se ajo ishte brenda godinës së gjykatës në momentin e ngjarjes dhe e përshkroi atë si një akt të paprecedentë dhe një këmbanë alarmi për sigurinë brenda sistemit të drejtësisë.

“Isha e pranishme në Gjykatën e Apelit. Të humbasë një gjyqtar jetën teksa jep një vendim për Republikën e Shqipërisë, është akt i paprecedentë. Pash trembjen që ndodhi në ambiente te gjykatës. U grumbulluan në një hapësirë ku ne avokatët mblidhemi. Nuk pash asgjë pasi gjendja ishte tronditëse. Kur u bë kjo gjë, na kap paniku. Është akt i paprecedentë, vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit. Nuk pash asgjë, pasi nuk isha e pranishme në ambientin e sallës.”, tha avokatja.