Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka zhvilluar një aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë këtij operacioni janë ndaluar dy persona, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Marrja e ryshfetit” sipas nenit 421 dhe “Ushtrimi i ndikimit” sipas nenit 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të ndaluarit janë zyrtarë publikë, të cilët dyshohet se i kanë kërkuar dhe pranuar para ryshfet nga një kandidate, me qëllim që ajo të kalojë testin praktik të vozitjes. Sipas Prokurorisë, pas pranimit të shumës, kandidates i është mundësuar kalimi i testit.
Ndaj dy zyrtarëve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti për Krime të Rënda/Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit njofton opinionin publik se në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj në luftimin e korrupsionit dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare, me datë 19.05.2025 ka ndaluar me vendim të prokurorit dy persona për shkak të veprave penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 dhe Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Personat e ndaluar janë zyrtarë publikë të cilët dyshohen se me qëllim që viktima të kalojë testin praktik të vozitjes i kanë kërkuar para ryshfet, të cilat i kanë pranuar dhe për shumën e pranuar, kandidatja ka kaluar testin.
Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore, Prokurori i Shtetit do të ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale në grumbullimin e provave.
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit dhe se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave, si dhe dërgimin para gjykatës të secilit kryes të këtyre veprave penale.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...