Aksioni "Qielli i Thyer" u realizua në 25 lokacione, arrestohen 7 persona- publikohen pamje - Gazeta Express
string(87) "aksioni-qielli-i-thyer-u-realizua-ne-25-lokacione-arrestohen-7-persona-publikohen-pamje"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 15:20

Aksioni “Qielli i Thyer” u realizua në 25 lokacione, arrestohen 7 persona- publikohen pamje

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 15:20

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë lëshuar komunikatë të përbashkët për aksionin e sotëm, të koduar “Qielli i thyer”, gjatë të cilit janë arrestuar 7 persona.

Ky operacion policor është realizuar në 25 lokacione të ndryshme dhe personat e arrestuar dyshohen për përfshirje në vepra penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave.

Ata dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim të enkriptuar “SkyECC” për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit në këto lokacione është gjetur dhe sekuestruar:

• 638 gramë substancë narkotike e dyshuar si kokainë;

• Një ( 1 ) peshore për matjen e lëndëve narkotike;

• 11,065 euro para të gatshme;

• 34 automjete;

• Shtatë (7) armë zjarri;

• Dokumente personale me identitet të rremë;

• Pajisje elektronike;

• Dokumentacion i ndryshëm pronësor dhe financiar.

Në komunikatë thuhet se operacioni është mbështetur nga një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar, përmes shkëmbimit të të dhënave me autoritetet belge, franceze, holandeze dhe agjencinë europiane Europol, duke siguruar koordinim të plotë ndërkufitar.

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbesin të përkushtuara në luftimin e krimit të organizuar, duke synuar jo vetëm parandalimin, por edhe sjelljen para drejtësisë të atyre që cënojnë ligjin dhe rendin.”