Aksioni policor në Kaçanik në lidhje me rastin e rreshterit Lika, Sveçla e bën një reagim
Lajme
Gazeta Express
21/04/2025 9:41
Një aksion i madh i Njësive Speciale po zhvillohet që nga mëngjesi i sotëm në Kaçanik. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksioni ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.
Për këtë aksion ka shkruar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili thotë se populli dhe shteti kërkojnë drejtësi
“Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi. 0 tolerancë!”, ka shkruar Sveçla në Facebook.