Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Një tjetër 'mur kinez' ra - Gazeta Express
string(69) "aksioni-per-lirimin-e-hapesirave-publike-rama-nje-tjeter-mur-kinez-ra"

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2025 18:59

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Një tjetër ‘mur kinez’ ra

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2025 18:59

Vijon në të gjithë vendin puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret. Lirimi i hapësirave publike është pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

Ndërkohë, sot kryeministri Edi Rama ndau pamje nga lirimi i hapësirave urbane në Tiranë, teksa ka postuar një video nga prishja e një lokali që kishte zaptuar hapësirën publike. “Ja dhe një mur i madh ‘kinez’ që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas ‘murit’ madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal”, shkruan Rama.