Aksioni për lirimin e hapësirave publike, IMT bën bilancin - Gazeta Express
string(57) "aksioni-per-lirimin-e-hapesirave-publike-imt-ben-bilancin"

Shqiperi

Gazeta Express

23/08/2025 9:40

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, IMT bën bilancin

Shqiperi

Gazeta Express

23/08/2025 9:40

53 031 metra katrorë sipërfaqe janë liruar në kuadër të aksionit të nisur për lirimin e hapësirave publike në Tiranë.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit bën me dije se gjatë kësaj periudhe janë bërë 1 408 çmontime, 1 167 prej të cilave janë kryer vullnetarisht nga bizneset, ndërsa 241 me ekzekutime vendimesh.

Aksioni që vijon prej javësh tashmë do të jetë konstant përgjatë 4 viteve. Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të jetë një aksion veror dhe se nuk bëhet fjalë për sulme ndaj bizneseve.