Aksioni kundër spiunazhit – Operacioni po zhvillohet ndaj një zyrtari policor, dyshohet se i dha informacione shërbimeve serbe - Gazeta Express
string(123) "aksioni-kunder-spiunazhit-operacioni-po-zhvillohet-ndaj-nje-zyrtari-policor-dyshohet-se-i-dha-informacione-sherbimeve-serbe"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 10:37

Aksioni kundër spiunazhit – Operacioni po zhvillohet ndaj një zyrtari policor, dyshohet se i dha informacione shërbimeve serbe

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 10:37

Sot është njoftuar se është duke u zhvilluar një aksion i gjerë në të cilën po hetohet vepra e spiunazhit. Nga Prokuroria Speciale se është bërë e ditur se operacioni po zhvillohet nën udhëheqjen e saj, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës si dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjence, në lidhej me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.

Lidhur me rastin, Gazeta Express përmes burimeve të saja mëson se operacioni po zhvillohet ndaj një zyrtari të Policisë së vendit, i cili po hetohet për rrjedhje të informacioneve sensitive në llogari të shërbimeve sekrete serbe.

“Ajo çka dihet deri me tani është duke u zhvilluar një operacion i Kundërspiunazhit ndaj një zyrtari të Policisë i cili është hetuar për rrjedhe të informacioneve sensitive në llogari të shërbimeve sekrete serbe.”

Ndryshe, nga prokuroria është deklaruar se Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi. /GazetaExpress