Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), është duke zhvilluar një aksion të madh antidrogë në fshatin Zhegovc të Gjilanit.
Lajmin për mediat e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Fadil Hoti, i cili tha se në këtë operacion janë zbuluar disa sera të përdorura për kultivimin e lëndëve narkotike.
Sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë zjarri, dhe janë arrestuar tre persona.
Operacioni është zhvilluar në koordinim të ngushtë me AKI-në, e cila ka ndihmuar në identifikimin e lokacionit dhe të personave të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale.
Aksioni policor është ende në zhvillim