Aksioni kundër fajdesë në Prizren: Të arrestuarit i dhanë viktimës para me kamata mujore prej 15% – 20% - Gazeta Express
string(98) "aksioni-kunder-fajdese-ne-prizren-te-arrestuarit-i-dhane-viktimes-para-me-kamata-mujore-prej-15-20"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 14:26

Aksioni kundër fajdesë në Prizren: Të arrestuarit i dhanë viktimës para me kamata mujore prej 15% – 20%

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 14:26

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje për arrestimin e dy personave për veprën penale “Fajdeja”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, bëhet e ditur se të arrestuarit D.G. dhe L.G. dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 15 për qind deri në 20 për qind.

Tutje thuhet se i dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i paguaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën.

“Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 15% – 20%. I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i paguaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën”, bëhet e ditur në njoftim.

Aksioni është realizuar në regjionin e Prizrenit, ku pas grumbullimit të provave gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore në terren, të pandehurit janë arrestuar.

Gjatë këtij aksioni, Prokurori i Shtetit, ka sekuestruar dy (2) automjete, armë, të holla të gatshme dhe prova tjera materiale, në drejtim të veprës së lartëcekur.

Të pandehurit e arrestuar, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtit, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, bëhet e ditur në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement