Aksioni i djeshëm kundër strukturave paralele, BE insiston në fuqinë e Dialogut dhe nevojën për të - Gazeta Express
string(97) "aksioni-i-djeshem-kunder-strukturave-paralele-be-insiston-ne-fuqine-e-dialogut-dhe-nevojen-per-te"

Lajme

Gazeta Express

16/01/2025 14:27

Aksioni i djeshëm kundër strukturave paralele, BE insiston në fuqinë e Dialogut dhe nevojën për të

Lajme

Gazeta Express

16/01/2025 14:27

Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, në një konferencë për media ka folur për zhvillimet e djeshme në Kosovë ku janë mbyllur institucione paralele të Serbisë në Kosovë, raporton Express.

Hipper e pyetur për qëndrimin e BE-së se zgjidhja për strukturat parlele duhet të gjendet përmes Dialogut,  ka thënë se BE gjithmonë ka besuar në fuqinë e dialogut dhe se dialogu është shumë i nevojshëm.

Zëdhënësja e BE-së tutje ka shtuar se është shumë e rëndësishme që të dy palët të vazhdojnë dialogun në mënyrë konstruktive.

“Ne gjithmonë kemi besuar në fuqinë e dialogut. Kjo është shumë e nevojshme. Kjo është arsyeja pse po i vendosim të gjitha përpjekjet në Dialog dhe pse po kërkojmë nga palët që të bëjnë një gjë të tillë. Ju keni parë reagimin tonë. Është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu në mënyrë konstruktive”, ka thënë Hipper/GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement