Aksioni "Brezovica 6", tre prej të arrestuarve zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit - Gazeta Express
string(77) "aksioni-brezovica-6-tre-prej-te-arrestuarve-zyrtare-te-ministrise-se-mjedisit"

Aksioni “Brezovica 6”, tre prej të arrestuarve zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit

Lajme

Gazeta Express

21/09/2022 11:40

Tre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë në mesin e shtatë personave të arrestuar në aksionin “Brezovica 6”, raporton Gazeta Express.

Këtë informacion e ka konfirmuar për Gazetën Express prokurori i rastit “Brezovica” Rasim Maloku.

Lexo Edhe:

“Tre të arrestuar janë të MMPH”, tha Maloku për Express.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi se në vazhdimësinë e aksionit “Brezovica 6”, janë kontrolluar 11 lokacione, nga këto lokacione 8 ishin në Prishtinë, 2 në Podujevë dhe 1 në Fushë Kosovë.

Prokuroria konfirmoi se ndaj shtatë të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, si dhe u bë e ditur se brenda afatit ligjor, pritet të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Të njëjtit dyshohen për veprat penale, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, ka konfirmuar për Gazetën Express se në mesin e personave të arrestuar është edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu.

Prokurori Rasim Maloku tha se Lahu dyshohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.

Po ashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova të ndryshme materiale. /Express