Propagandë e quan Partia e Lirisë, aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike.
Sipas zëdhënëses së Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, po bëhen prishje selektive të objekteve.
Ajo e konsideron teatër politik aksionin e shembjeve, që sipas saj, synon të largojë vëmendjen nga problemet reale.
“Kullat shumëkatëshe të ndërtuara pa kriter në mes të kryeqytetit nuk shihen, ndërkohë shkatërrohet mundi dhe djersa e banorëve të një fshati të tërë si Thethi.
Kjo nuk është reformë, por frikë nga populli, nga drejtësia dhe nga rënia totale e kredibilitetit të një regjimi që ka ndërtuar për 12 vite një sistem kriminal, korruptiv dhe klientelist, ku pushteti shërben vetëm për pasurimin e një grushti oligarkësh.
Cirk televiziv me prishje të zgjedhura dhe shkarkime të komanduar politikisht.
Partia e Lirisë i bën thirrje qytetarëve që të mos mashtrohen nga ky teatër politik që synon të zhvendosë vëmendjen nga krizat e vërteta që kanë pllakosur vendin”, deklaroi zëdhënësja e Partisë së Lirisë.