Aksione intensive, KRU “Prishtina” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorët me borxhe - Gazeta Express
string(103) "aksione-intensive-kru-prishtina-paralajmeron-nderprerje-te-furnizimit-me-uje-per-konsumatoret-me-borxhe"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 12:25

Aksione intensive, KRU “Prishtina” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorët me borxhe

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 12:25

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar nisjen e aksioneve intensive në terren ndaj konsumatorëve që kanë obligime të papaguara, duke paralajmëruar edhe ndërprerje të furnizimit me ujë për ata që nuk shlyejnë borxhet.

Sipas njoftimit, pagesa e rregullt e faturave është thelbësore për sigurimin e furnizimit të pandërprerë, mirëmbajtjen e rrjetit dhe garantimin e cilësisë së ujit të pijshëm.

Kompania u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve me borxhe të papaguara që t’i kryejnë pagesat sa më shpejt, në mënyrë që të shmangin ndërprerjet e shërbimit dhe procedurat e mëtejshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement