Aksion simbolik “UP strehë e ngacmimeve seksuale” - Gazeta Express
string(47) "aksion-simbolik-up-strehe-e-ngacmimeve-seksuale"

Aksion simbolik “UP strehë e ngacmimeve seksuale”

Gazeta Express

15/02/2020 8:07

Studentëtët aktivistë në 50 vjetorin e Universitetit të Prishtinës, kanë ndërmarrë një aksion simbolik në kampusin universitar për të shprehur shqetësimin e tyre rreth trajtimit të rasteve të ngacmimeve seksuale nga ky institucion.

Sipas një komunikate të këtyre studentëve aktivistë, ngacmimi seksual është fenomen i njohur në historinë e Universitetit të Prishtinës dhe emrat e ngacmuesve seksual janë të njohur.

Lexo Edhe:

“Ngacmimet seksuale vazhdojnë të mos sanksionohen brenda Universitetit të Prishtinës duke krijuar kështu një ambient të pasigurt për studentet dhe studentët e UP-së, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe duke e shndërruar Universitetin në një shtëpi e cila strehon dhe ushqen ngacmues seksual. Përkundër raportimeve dhe skandaleve publike, Universiteti i Prishtinës edhe sot vazhdon të mos ketë rregullore kundër ngacmimeve seksuale që me Kodin Penal të Kosovës konsi derohen vepra penale, e gjithë kjo si pasojë e rezistencave të vazhdueshme nga ngacmues seksual brenda UP-së. Të vetëdijshëm/me për shtrirjen e kësaj forme të abuzimit të pushtetit dhe kërcënim të të drejtave fundamentale të studenteve dhe studentëve, ne kërkojmë nga Universiteti i Prishtinës të ndërmarrë masa, përndryshe do të detyrohemi t’i publikojmë emrat e secilit profesor, asistent dhe punëtor administrativ, ngacmues seksual. Ne kërkojmë ambient të sigurt dhe të dinjitetshëm për të gjithë studentet/ët e Universitetit të Prishtinës”, thuhet në reagimin e tyre.