Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka ftuar qytetarët dhe mediat t’i bashkohen një aksioni simbolik para Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se sot pas përfundimit të seancës, do t’ia mbyllin derën deputetëve me një fjongo në formë revolte për dështimin në konstituimin e Kuvendit edhe pas 26 seancash.
“Deputetët futen në Kuvend – për herë të 27-të. Por sot, nuk kanë të drejtë me dalë pa marrëveshje politike. Kjo lojë me durimin e popullit duhet të marrë fund. Ju ftoj që nga ora 10:30 të mblidhemi para hyrjes së Kuvendit. Në ora 11:00 do ta mbylli derën me një fjonge – si simbol i bllokimit moral. Nuk ka dhunë. Nuk ka tension. Ka vetëm përgjegjësi! Ftoj edhe mediat që na përkrahin, dhe Policinë e Kosovës që të na mundësojë protestën e qetë – ashtu siç e parasheh Kushtetuta”, ka thënë Koci.