string(112) "aksion-ne-tirane-durres-vlore-e-fier-leshohen-52-urdher-arreste-mes-tyre-nje-avokat-dhe-nje-ish-punonjes-policie"

Shqiperi

Gazeta Express

21/05/2025 9:38

Aksion në Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier! Lëshohen 52 urdhër-arreste, mes tyre një avokat dhe një ish-punonjës policie

Shqiperi

Gazeta Express

21/05/2025 9:38

Një operacion me përmasa të mëdha po zhvillohet në orët e para të mëngjesit në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, në kuadër të një hetimi ndërkombëtar kundër krimit të organizuar.

Operacioni është i fokusuar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pastrimin e parave dhe shpërdorimin e detyrës. Ai po zhvillohet nga autoritetet shqiptare dhe italiane, me mbështetjen e Interpolit, Zyrës së Ekspertit për Sigurinë në Tiranë, si dhe Drejtorisë Hetimore Antimafia të Barit.

Në këtë aksion janë lëshuar 52 urdhër-arreste nga autoritetet italiane, ku ndër të dyshuarit raportohet se përfshihen edhe zyrtarë publikë, avokatë dhe punonjës policie.

Operacioni është koordinuar nga Eurojust (Hagë), Drejtoria Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm e Romës, si dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë.

Në kuadër të operacionit është ndaluar në Fier administratori i një shoqërie transporti pasagjerësh me autobus.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene raporton se ka urdhër arrest për një avokat në Durrës dhe një ish-punonjës policie.