Aksion kundër kontrabandës në Leposaviq, kapen dy automjete me mallra pa dokumentacion - Gazeta Express
string(85) "aksion-kunder-kontrabandes-ne-leposaviq-kapen-dy-automjete-me-mallra-pa-dokumentacion"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 8:30

Aksion kundër kontrabandës në Leposaviq, kapen dy automjete me mallra pa dokumentacion

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 8:30

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zhvilluan një aksion të përbashkët në rajonin e Leposaviqit, pas një informate operative për një automjet të dyshuar që po transportonte mallra të kontrabanduara.

Rasti i parë:
Gjatë patrullimit, njësitë hasën një automjet të braktisur në një rrugë anësore, i cili ishte i hapur dhe pa shofer. Brenda tij u gjetën thasë plastikë dhe një sasi e konsiderueshme çokollatash të markave Snickers dhe Kinder, të mbuluara me letër kartoni. Automjeti ishte pothuajse i mbushur plot me mall dhe u dërgua në Terminalin Doganor të Mitrovicës.

Rasti i dytë:
Njësitë ndaluan një tjetër automjet që transportonte pako të ndryshme mallrash. Pas kontrollit, u konstatua se brenda kishte produkte ushqimore, pije joalkoolike dhe artikuj higjienikë, për të cilët shoferi nuk posedonte dokumentacion ligjor. Edhe ky automjet u dërgua në Terminalin Doganor të Mitrovicës për inventarizim.

Dogana e Kosovës njoftoi se aksionet e përbashkëta me Policinë e Kosovës do të vazhdojnë, me qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, si dhe mbrojtjen e ekonomisë së ligjshme të vendit.