Aksion kontrolli në Shëngjin për hapësirat publike, vendosen disa gjoba - Gazeta Express
string(70) "aksion-kontrolli-ne-shengjin-per-hapesirat-publike-vendosen-disa-gjoba"

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2025 17:29

Aksion kontrolli në Shëngjin për hapësirat publike, vendosen disa gjoba

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2025 17:29

Ditën e sotme një aksion kontrolli u zhvillua përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit nga bashkia Lezhë, polcia bashkiake, Drejtoria e Urbanistikës, Drejtoria e Taksave dhe Njësia Administrative.

Kontrollet u foksuan në rastet e abuzimeve me çmimet e parkingjeve, verifikimin e kontratave të stacioneve të plazheve të menaxhuara nga subjekte private, përfshirë edhe ato të menaxhuara nga kompania “Lezha Invest”, si dhe zënien e hapësirave publike në stacionet e plazheve publike.Nga kontrollet janë vendosur disa gjoba dhe janë bërë disa sekuestrime, ku disa raste janë referuar pranë Drejtorisë së Tatimeve për hetim të thelluar tatimor.