Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia - Gazeta Express
string(108) "aksion-i-policise-ne-peje-kapen-rreth-1-kilogram-droge-e-2-arme-i-dyshuari-ne-arrati-po-kerkohet-nga-policia"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 17:42

Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 17:42

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Gazetën Express se gjatë një aksioni të sotëm në Pejë kanë arritur të konfiskojnë një sasi droge rreth një kilogram dhe dy armë.

Nikçi ka thënë se personi i dyshuar tashmë ndodhet në arrati dhe se po kërkohet nga Policia e Kosovës.

“Drejtoria e Pejës bashkë me njësitin anti-drogë, kanë bërë një bastisje ku kanë konfiskuar rreth 1 kilogram drogë dhe dy armë. Personi që dyshohet gjendet në arrati e Policia po punon për lokalizimin e arrestimin e tij”, ka thënë Nikçi për Express.