Aksion i madh i Prokurorisë së Pejës, Kryeprokurorja e nëntë prokurorë në terren - Gazeta Express
string(79) "aksion-i-madh-i-prokurorise-se-pejes-kryeprokurorja-e-nente-prokurore-ne-terren"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 12:20

Aksion i madh i Prokurorisë së Pejës, Kryeprokurorja e nëntë prokurorë në terren

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 12:20

Një aksion i madh është duke u zhvilluar nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili tha se në terren janë nëntë prokurorë, në krye me Kryeprokuroren.

Ai tha se aksioni është në zhvillim e sipër, ndaj nuk mund të ndajë informacione tjera tani për tani.

“Po, mund ta konfirmoj që jemi duke e zhvilluar një aksion me nëntë prokurorë të shtetit në terren, në krye me kryeprokuroren e me Policinë e Kosovës dhe bashkë me instituicionet relevenate. .Aksioni është në zhvillim e sipër”, ka deklaruar Nikçi.

Ende nuk dihet se për çfarë veprash po kryhet aksioni.