Aksion i madh i Policisë Financiare në Likovë, Kumanovë dhe Zhelinë: Dyshohet për krim financiar mbi 7 milionë euro - Gazeta Express
string(113) "aksion-i-madh-i-policise-financiare-ne-likove-kumanove-dhe-zheline-dyshohet-per-krim-financiar-mbi-7-milione-euro"

Maqedoni

Gazeta Express

25/08/2025 10:13

Aksion i madh i Policisë Financiare në Likovë, Kumanovë dhe Zhelinë: Dyshohet për krim financiar mbi 7 milionë euro

Maqedoni

Gazeta Express

25/08/2025 10:13

Në orët e para të mëngjesit, Drejtoria e Policisë Financiare ka ndërmarrë një aksion të gjerë në komunat e Likovës, Kumanovës dhe Zhelinës, duke kontrolluar disa lokacione të dyshuara për veprimtari kriminale.

Operacioni është rezultat i një hetimi disamujor për ekzistencën e një grupi të organizuar kriminal, i cili sipas të dhënave fillestare dyshohet për shoqatë kriminale, evazion fiskal, mashtrim tatimor dhe pastrim parash.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se në qendër të hetimeve janë kompani që merren me tregtimin e derivateve të naftës, të dyshuara se kanë kryer krime financiare me vlerë që kap mbi 7 milionë euro.

Detaje të tjera mbi aksionin pritet të bëhen të ditura nga autoritetet gjatë ditës, pas përfundimit të kontrolleve./Alsat.mk