Aksion i madh anti-drogë në Shkup dhe Strumicë! Autoritetet ende pa detaje rreth operacionit - Gazeta Express
string(91) "aksion-i-madh-anti-droge-ne-shkup-dhe-strumice-autoritetet-ende-pa-detaje-rreth-operacionit"

Maqedoni

Gazeta Express

06/02/2026 20:07

Aksion i madh anti-drogë në Shkup dhe Strumicë! Autoritetet ende pa detaje rreth operacionit

Maqedoni

Gazeta Express

06/02/2026 20:07

Më shumë se 24 orë pas nisjes së aksionit anti-drogë, nuk ka asnjë informacion zyrtar. As policia dhe as prokuroria nuk e kanë konfirmuar ende sekuestrimin, siç është marrë vesh jozyrtarisht, të deri në 27 tonë marihuanë. Ajo që dihet deri më tani është që aksioni i Ministrisë së brendshme dhe Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit është duke u zhvilluar në dy lokacione në Shkup, në hapësirat e ish-fabrikës OHIS, dhe në Strumicë.

Dhjetëra furgonë, kamionë e automjete policie dhe doganore dje pasdite hynë në ambientet e ish-fabrikës OHIS në kryeqytet, ku edhe gjatë mbrëmjes është zhvilluar operacioni policor në lidhje me 5 ton drogë të sekuestruar në Serbi, që dyshohet se ishin kontrabanduar nga Maqedonia.

Policia sekuestroi 10 ton marihuanë në Shkup dhe paralelisht në operacionin tjetër në Strumicë, u sekuestruan edhe 17 ton marihuanë.

Nga ajo që është mësuar jozyrtarisht deri më tani, 27 tonët e sekuestruara nga fabrikat e marihuanës mjekësore, ishin të magazinuara në mënyrë të paligjshme dhe të destinuara për kontrabandim jashtë shtetit me qëllim të konsumit të drogës me përfitime pasurore të paligjshme.

Dyshimet janë se marihuana është ruajtur në një objekt industrial në Shkup, dhe një pjesë e sasive ishin të lidhura edhe me objektet e prodhimit në Strumicë. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për marihuanë të prodhuar për qëllime mjekësore që ka tejkaluar kufijtë e përcaktuar ligjor apo për prodhim krejtësisht të paligjshëm.

Deri më tani, informacione zyrtare nuk ka as për personat e dyshuar dhe përgjegjës, e as as nën çfarë kualifikimi ligjor po zhvillohet çështja.

Jo zyrtarisht, fabrika nga e cila u sekuestrua marihuana është e lidhur edhe me rastin e 5 tonëve kanabis që u sekuestruan në Serbi javën e kaluar. Në atë kohë, autoritetet serbe informuan se kapën një ngarkesë të madhe marihuane, që sipas tyre, kishte origjinën nga Maqedonia dhe po kalonte transit në tregun evropian.

Advertisement
Advertisement
Advertisement