Aksion i Krimeve Ekonomike: Dy të arrestuar, mbi 25 mijë euro të konfiskuara - Gazeta Express
string(74) "aksion-i-krimeve-ekonomike-dy-te-arrestuar-mbi-25-mije-euro-te-konfiskuara"

Aksion i Krimeve Ekonomike: Dy të arrestuar, mbi 25 mijë euro të konfiskuara

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 10:06

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë falsifikuar para dhe të njëjtat i kanë vënë në qarkullim.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit gjatë kontrollit të veturës së tyre, ka gjetur dhe konfiskuar para në vlerë 25.316 euro.

Lexo Edhe:

“Të dyshuari R.P., (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar) dhe E.R., (viti i lindjes 1996, mashkull kosovar), dyshohet se kanë falsifikuar para, respektivisht janë marrë me vënien në qarkullim të parave të falsifikuara apo parave të vjedhura/grabitura nga ndonjë institucion bankar (para me ngjyrë). Te të njëjtit, gjatë kontrollit të veturës me targa vendore, me të cilën udhëtonin, janë gjetur para në vlerë 25.316 (njëzet e pesë mijë e treqind e gjashtëmbëdhjetë) € (të dyshuara si të falsifikuara, apo të vjedhura/grabitura nga ndonjë institucion bankar/financiar, pasi që parat ishin të bëra me ngjyrë), andaj personat e dyshuar janë arrestuar për procedura të mëtejme”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Hetuesit policorë, gjatë tërë kohës kanë qenë në koordinim me prokurorin e rastit, në konsultim më të, ndaj dy të dyshuarve të lart-cekur, është iniciuar rasti karshi veprës penale: ‘falsifikim i parasë’. Sot, më 17.04.2024, të dyshuarit janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit, ata dërgohen në mbajtje për 48 orë”.