Aksion i koordinuar për shuarjen e zjarrit në Kavadar, ekipet në terren që nga ora 06:00
Që nga ora 06:00 e mëngjesit, disa ekipe janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në Komunën e Kavadarit, ku ndërhyrjet po zhvillohen në dy drejtime, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Në drejtimin Drenovë–Qesendre janë angazhuar ekipe të Ndërmarrjes Publike “Komunalec” nga Kavadari, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” – dega “Bor” Kavadar, si dhe Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Kavadar.
Në terren janë vënë në dispozicion cisterna, kamionë, automjete për terren dhe ekipe zjarrfikëse.
Në zonën e fshatit Raec po ndërhyjnë ekipet e NP “Komunalec”, njësitë territoriale të zjarrfikësve nga Kavadari dhe Negotina, si dhe zyrtarë policorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nga QMK-ja bëjnë të ditur se aksioni për lokalizimin e zjarrit vazhdon me aktivitete të koordinuara nga të gjitha shërbimet e angazhuara.
tag_katrorimaqedoni_2