Aksion i gjerë në Gjilan – Policia arreston 21 persona, ishin në kërkim nga organet e drejtësisë - Gazeta Express
string(93) "aksion-i-gjere-ne-gjilan-policia-arreston-21-persona-ishin-ne-kerkim-nga-organet-e-drejtesise"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 13:50

Aksion i gjerë në Gjilan – Policia arreston 21 persona, ishin në kërkim nga organet e drejtësisë

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 13:50

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të gjerë në Gjilan, në kuadër të një plani operativ të posaçëm për ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore, që ka përfunduar me arrestimin e 21 personave të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë.

Sipas njoftimit zyrtar, operacionet janë zhvilluar gjatë periudhës 13 maj – 13 gusht 2025, përmes veprimeve të planifikuara dhe të koordinuara në terren nga një task forcë e formuar enkas për këtë qëllim.

Të arrestuarit, të cilët janë dënuar me burgim nga një deri në pesë vjet e gjashtë muaj, akuzohen dhe janë dënuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë: • Vrasje në tentativë • Trafikim me njerëz • Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm • Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve • Bashkësi jashtëmartesore me person nën moshën 16 vjeç • Vjedhje dhe vjedhje të rënda.

Pas përfundimit të procedurave, të gjithë të arrestuarit janë dërguar për vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.