Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas një ditë më parë shkaktoi një aksident ku për pasojë ndërroi jetë një turist sovllak.
I riu përplasi me makinën që po lëvozte përplasi motorin e viktimës në fshatin Kryezi të Pukës.
Ky i fundit nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në Spitalin e Traumës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor në fshatin Kryezi, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë. Nga përplasja e automjetit që drejtonte ky shtetas me motomjetin që drejtonte shtetasi sllovak Z. S., 63 vjeç, humbi jetën drejtuesi i motomjetit dhe u dëmtua bashkëshortja e tij, shtetasja K. S., 65 vjeçe, që udhëtonte me të, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.