Shoferi i makinës “Renault”, i cili aksidentoi 3 fëmijë që lëviznin me monopatina, është arrestuar sot nga Policia Rrugore e Tiranës. Aksidenti ndodhi dje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, dhe si pasojë, fëmijët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për mjekim.
Shoferi i arrestuar, 41-vjeçari E.S., akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas hetimeve, fëmijët kaluan rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi ka kaluar me semafor portokalli, çka ka shkaktuar përplasjen dhe aksidentin.
Ky incident ka nxitur shqetësime për sigurinë në rrugë, pasi gjithnjë e më shumë fëmijë dhe të rinj po përdorin monopatinat për të lëvizur. Në dy vitet e fundit, më shumë se 900 të aksidentuar me monopatina janë raportuar në vendin tonë, duke ngritur alarmin për përdorimin e këtyre mjeteve, veçanërisht në zona me trafiku të dendur.