Aksidentohet rëndë reperi i njohur - Gazeta Express
string(34) "aksidentohet-rende-reperi-i-njohur"

Rozë

Gazeta Express

10/12/2023 21:16

Aksidentohet rëndë reperi i njohur

Rozë

Gazeta Express

10/12/2023 21:16

Reperi i njohur amerikan, 2 Chainz është përfshirë në një aksident të rëndë, mëngjesin e së shtunës.  Ngjarja ka ndodhur në Miami. Reperi i “It’s a Vibe” emri i të cilit është Tauheed K. Epps ndau në ‘Instastory’ pamje nga vendi i ku kishte ndodhur aksidenti.

Ai shihet në pjesën e pasme të një ambulance teksa e marrin me barelë. TMZ raportoi se 2 Chainz, pësoi lëndime në qafë dhe ndoshta lëndime të tjera, por është në gjendje të qëndrueshme në spital.

Lexo Edhe:

Sipas mediumit, një shofer me një makinë ‘Tesla’ goditi automjetin e reperit nga pas teksa ai po udhëtonte në Miami.