Aksidentohet një veturë zyrtare e policisë me veturë civile në Sojevë të Ferizajt, s'ka të lënduar - Gazeta Express
string(96) "aksidentohet-nje-veture-zyrtare-e-policise-me-veture-civile-ne-sojeve-te-ferizajt-ska-te-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 13:41

Aksidentohet një veturë zyrtare e policisë me veturë civile në Sojevë të Ferizajt, s’ka të lënduar

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 13:41

Një veturë zyrtare e policisë është aksidentuar me një veturë civile në fshatin Sojevë të Ferizajt, nga i cili s’ka mbetur i lënduar askush.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datë 27.09.2025 rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira: – një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë  civile me targa vendore. Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila është duke u trajtuar rastin.