Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë aksidentuar derisa po udhëtonin me motoçikletë në magjistralen Suharekë-Shtime, tek vendi i quajtur Qafa e Duhlës. Për pasojë ka humbur jetën gruaja, ndërsa burri që po drejtonte motoçikletën ka mbetur i lënduar.
Burri ka humbur kontrollin e motoçikletës për shkak se një qen endacak i doli në rrugë, siç njoftoi Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 06:57 Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në magjistralen Suharekë – Shtime, tek vendi i quajtur Qafa e Duhlës ka ndodhur një aksident trafiku ku është i përfshirë një motoçikletë. Sipas informacioneve fillestare një çift shtetas Maqedonas (A.S. 1979 – mashkull dhe D.M. 1985 – femër), deri sa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë nga qyteti i Shtimës në drejtim të qytetit të Suharekës, tek vendi i quajtur Qafa e Duhles një qen endacak u del në rrugë, me ç’rast drejtuesi i motorit ka humbë kontrollin e motorit dhe janë përplasur. Si pasojë e përplasjes së motorit, pasagjerja D.M. 1985 (femër) ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes deri sa drejtuesi i motorit A.S. 1979 ka mbetur i lënduar.”
Policia e Kosovës tha se së bashku me emergjencën me të pranuar informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konfirmuar vdekjen e viktimës deri sa i është dhënë ndihma mjekësore të lënduarit.
“Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë konform procedurave atë parapara me ligj. Prokurori i shtetit është informuar lidhur me rastin. Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. Magjistralja Suharekë – Shtime është e qarkullueshme për lëvizjen e qytetarëve”.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...