Aksidentohet në Motocross, Dovizioso prish planet për sezonin e ri - Gazeta Express
string(65) "aksidentohet-ne-motocross-dovizioso-prish-planet-per-sezonin-e-ri"

Aksidentohet në Motocross, Dovizioso prish planet për sezonin e ri

Gazeta Express

28/06/2020 19:49

Pasioni i tij për Motocrossin rrezikon t’i prishë planet Andrea Dovizioso për fillimin e sezonit MotoGP.

Piloti i lindur në Forlì, në të vërtetë, ishte protagonist i një rënieje të keqe, ndërsa po merrte pjesë në raundin e parë të kampionatit rajonal të Emilia Romagnas në pistën Faenza, duke thyer klavikulën e majtë.

Lexo Edhe:

Radiografia e realizuar në spitalin e qytetit Forlì konfirmoi frikën fillestare. Dovizioso ka planifikuar një ndërhyrje kirurgjikale sonte, në Modena, për të shkurtuar kohën e riaftësimit para fillimit të kampionatit botëror, më 19 korrik, në Jerez.

Dovizioso ishte lejuar nga Ducati të stërvitej në cross për një garë zyrtare, tri javë para startit të botërorit. Mësohet se ai është rrëzuar gjatë një kërcimi me motorin e tij në pistën “Monti Coralli”.