string(64) "aksidentohet-ekipi-i-jakoves-lendohen-8-futbolliste-dhe-trajneri"

Sport

Gazeta Express

22/09/2023 14:07

Aksidentohet ekipi i Jakovës, lëndohen 8 futbolliste dhe trajneri

Sport

Gazeta Express

22/09/2023 14:07

KFF Jakova ka pësuar një aksident trafiku të enjten mbrëma.

Lajmi u bë i ditur nga KF Gjakova, që i urojë shërim të shpejtë dhe rikthim në fushën e gjelbër të lënduarve, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit të klubit gjakovar, të lënduar nga ky aksident janë tetë futbolliste, si dhe trajneri Naim Kamberi.

Rinesa Spahiu, Zanfina Krasniqi, Valbona Hajdari, Valentina Hajdari, Anita Januzaj, Fatlume Kuqi dhe Laurina Hasanmetaj, janë futbollistet që morën lëndime.

Njoftimi i plotë nga klubi i Gjakovës (pa ndërhyrje):

“Pranuam lajmin per një fatkeqësi trafiku qe i ka ndodhur mbrëmë KFF Jakova ku ishin të lenduar 8 futbolliste dhe treneri Naim Kamberi.

Ne si kryesi dhe te gjithe futbollistët e te gjitha grupmoshave të klubit ju deshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim në fushen e gjelbërt.

Kryesia KF Gjakova”. /Gazeta Express/