Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie: 20-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital, pëson dëmtim të rëndë në kokë - Gazeta Express
string(121) "aksidentohet-djali-i-brad-pitt-dhe-angelina-jolie-20-vjecari-dergohet-me-urgjence-ne-spital-peson-demtim-te-rende-ne-koke"

Rozë

Gazeta Express

30/07/2024 9:55

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie: 20-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital, pëson dëmtim të rëndë në kokë

Rozë

Gazeta Express

30/07/2024 9:55

Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax Jolie-Pitt, ka pësuar dëmtim të rëndë në kokë pasi është përfshirë në një aksident.

TMZ raporton se 20-vjeçari, po ngiste biçikletën elektrike në Los Anxhelos kur goditi pjesën e pasme të një makine.

Pax u dërgua në spital dhe raportohet se nuk mbante helmetë në momentin kur u aksidentua.

Djali i ish-çiftit po i afrohej një kryqëzimi në bulevardin Los Feliz rreth orës 17:00, kur u përplas me makinën.

Shoferi i makinës doli nga mjeti, duke kontrolluar gjendjen e Pax përpara se të mbërrinin në vendngjarje policia dhe mjekët.

Burimet thanë për TMZ se Pax, është në gjendje të qëndrueshme, por nuk dihet ende shkalla e lëndimeve që ka pësuar nga përplasja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement