Dy të mitura janë aksidentuar nga një veturë dje në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.
“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 16.04.2024, 19:30. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia i godet dy këmbësore viktima femra kosovare të mitura. Rasti nën hetime”, thuhet në njoiftim. /Express/