Aksidenti tragjik në Delvinë-Sarandë, 23-vjeçari i dehur në timon përplasi për vdekje dy motra - Gazeta Express
string(93) "aksidenti-tragjik-ne-delvine-sarande-23-vjecari-i-dehur-ne-timon-perplasi-per-vdekje-dy-motra"

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 12:21

Aksidenti tragjik në Delvinë-Sarandë, 23-vjeçari i dehur në timon përplasi për vdekje dy motra

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 12:21

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e 24 gushtit në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, ku dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe, humbën jetën pas përplasjes fatale me një automjet tjetër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, kur 24-vjeçari Kevi Norra, specialist në Ministrinë e Brendshme, duke drejtuar një makinë tip Audi në gjendje të dehur, tentoi të parakalonte me shpejtësi dhe kaloi në korsinë e kundërt, duke u përplasur kokë më kokë me mjetin tip Lancia ku ndodheshin motrat. Si pasojë e goditjes së fortë, të dyja vajzat humbën jetën në vend, ndërsa pasagjerja tjetër, Antonela Zhupa, 24 vjeçe, mbeti e plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Testet e kryera nga Policia e Sarandës treguan se Norra drejtonte mjetin me 1.52 mg/l dhe 1.42 mg/l alkool në gjak, mbi kufirin e lejuar. Ai u arrestua menjëherë dhe akuzohet për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Përplasja fatale i preu në mes ëndrrat e 20-vjeçares Rozina Dhimaku, e cila studionte për Mjekësi, ndërsa motra e saj 22-vjeçare Elvisa ndodhej pas timonit të automjetit.