Aksidenti tragjik me tramvaj në Lisbonë, Osmani ngushëllon: Qëndrojmë me miqtë tanë portugezë - Gazeta Express
string(91) "aksidenti-tragjik-me-tramvaj-ne-lisbone-osmani-ngushellon-qendrojme-me-miqte-tane-portugeze"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 10:40

Aksidenti tragjik me tramvaj në Lisbonë, Osmani ngushëllon: Qëndrojmë me miqtë tanë portugezë

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 10:40

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar popullin dhe liderët e Portugalisë pas aksidentit tragjik me tramvaj ku humbën jetën së paku 15 persona dhe 18 të tjerë u lënduar. Tramvaji elektrik në Lisbonë doli nga binarët dhe u përplas.

Osmani tha se me zemër e në solidaritet është me presidentin Marcelo Rebelo de Sousa, kryeministrin Luís Montenegro dhe popullin e Portugalisë, pas aksidentit tragjik.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë me miqtë tanë portugezë”, shkroi Osmani në X.

Që nga viti 1885, tramvaji historik ka transportuar vendasit dhe vizitorët lart e poshtë disa qindra metra të një rruge të pjerrët me kalldrëm që lidh Sheshin Restauradores, një shesh që përkujton pavarësinë e Portugalisë nga Spanja, me distriktin Bairro Alto.

Autoritetet portugeze s’e kanë zbuluar identitetin e viktimave dhe as etninë e tyre, por thanë se mes të vdekurve ka edhe shtetas të huaj./Express/