Pas aksidentit fatal të ndodhur mbrëmjen e së shtunën (5 dhjetor) në rrugën “Demokracia” në Kamëz, në të cilën mbeti e vdekur një 22-vjeçare dhe e plagosur një 19-vjeçare tjetër, policia arrestoi 19-vjeçaren Denisa Doku për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”, drjetuese e mjetit tip SMART.
19-vjeçarja Denisa Doku do të dalë sot në gjyq për t’u njohur me masën e sigurisë nga gjykata, pas aksidentit të ndodhur, ku humbi jetën Alida Spahiu, 22 vjeçe.
Dy të rejat ishin kunata me njëra-tjetrën, pasi Alida ishte e fejuar me vëllanë e Denisës.
Prindërit e viktimës kanë paraqitur një deklaratë të noterizuar në Gjykatë, ku kërkojnë që 19-vjeçarja të mos ndiqet penalisht për aksidentin, pasi marrëdhëniet e tyre familjare janë të sqaruara.
“Marrëdhëniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Ne kemi marrëdhënie familjare pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës”, thuhet në deklaratën që ka lëshuar babai i të ndjerës.