Sot rreth orës 19:00, në rrugën Suharekë–Shtime, ndërmjet fshatrave Duhle dhe Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një automjeti. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit, tha për Gazetën Express se “viktima e aksidentit është mashkull, 28 vjeçar”.
Bytyqi tha se 28 vjeçari ishte në cilësinë e pasagjerit.
Bytyqi shtoi se “nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”.