Aksidenti në Rashçe/ Viktimat ishin të moshës 23, 25 dhe 59 vjeç – Ende po kërkohet për personin e katërt - Gazeta Express
string(101) "aksidenti-ne-rashce-viktimat-ishin-te-moshes-23-25-dhe-59-vjec-ende-po-kerkohet-per-personin-e-katert"

Maqedoni

Gazeta Express

03/01/2025 13:16

Aksidenti në Rashçe/ Viktimat ishin të moshës 23, 25 dhe 59 vjeç – Ende po kërkohet për personin e katërt

Maqedoni

Gazeta Express

03/01/2025 13:16

Nga ujërat e Vardarit në rrugën lokale, në afërsi të fshatit Rashçë, ku dje u përplas një veturë, janë nxjerrë tre trupat e femrave N.A.(23), V.A (25) dhe Z.A.(59) nga Gërçeci.

Siç njoftoi MPB-ja, është në kërkim të 56-vjeçarit A.A., i cili sipas të afërmve ka qenë në mjet para se të dalë nga rruga. Fëmija katër vjeç që ndodhej në mjet ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

“Me datë 02.01.2025 rreth orës 16:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale Saraj-fshati Raçë një veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar. Në vendngjarje janë dërguar menjëherë punonjësit e policisë, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe prokurori publik. Rreth orës 21:00, zyrtarët policorë të njësistit “Tigra” kanë nxjerrë automjetin “Audi” me targa të Shkupit nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre femrat e ndjera N.A.(23), V.A (25) dhe Z. A. (59) të gjithë nga fshati Gërçec, Shkup.

Mjeku nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat e të ndjerit janë dërguar për autopsi”, thonë nga MPB.

Më herët, Prokuroria Themelore Publike njoftoi se vetura drejtohej nga njëri prej personave të vdekur.