Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar - Gazeta Express
string(58) "aksidenti-ne-prishtine-perfundon-me-rrahje-pese-te-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 23:47

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 23:47

 Në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Bëhet e ditur se si pasojë, pesë personat e përfshirë në përleshje kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 18:00, në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me aksidentin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Njësia e Trafikut”, kanë deklaruar nga Policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement