Një aksident me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Mësoset se ka ndërruar jetë shtetasi Bled Sokoli, ndërsa një 23-vjeçar mbeti i plagosur.
“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar. Ndërsa shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve.Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...