Aksidenti në Gjermani, familjarët në Kosovë tregojnë se si ndodhi ngjarja tragjike - Gazeta Express
string(81) "aksidenti-ne-gjermani-familjaret-ne-kosove-tregojne-se-si-ndodhi-ngjarja-tragjike"

Aksidenti në Gjermani, familjarët në Kosovë tregojnë se si ndodhi ngjarja tragjike

Gazeta Express

17/10/2020 21:20

Kishin ardhur për ta rregulluar shtëpinë. Në të njejtën kohë edhe për t’i vizituar familjarët e tyre.

Por kthimi për në Zvicër nuk ju shkoi ashtu siç e menduan pesë antarët e familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë i Ferizajt.

Lexo Edhe:

Ata derisa po kalonin nëpër Gjermani me veturën e tyre goditën një kamion, ku si pasojë e kësaj goditje ndërruan jetë tre meshkuj të kësaj familje.

Kurse të lënduara rëndë mbetën nënë e bijë, por jashtë rrezikut për jetë.

Një ditë më vonë familja e tyre në Rahovicë ka hupur dyert për ngushllime.

Familjarët shprehën të pikëlluar nga kjo ngjarje e trishtë që iu ndodhi atyre.

 “Aksidenti ka ndodhë. Zaimi me Florën kanë ndërru jetë. Bleoni deri sot në mëngjes ka qenë me shenja jete, por fatkeqësisht edhe ai sot në mëngjes ka ndërru jete. Bashkëshortja dhe vajza janë jashtë rrezikut për jetë. Vajza ka veç thyerje, të dy këmbët i ka të thyera”, ka thënë Behgjet Krasniqi, familjar i tyre.

Krasniqi tregon se ata ndodheshin në Kosovë tash e tri javë.  

Të pikëlluar nga ajo çka ndodhi janë edhe bashkëfshatarët.

Ali Maliqi kryetar i fshatit Rahovicë thotë e kanë përballuar rëndë këtë lajm dhe shpreson që të jetë i fundit.

“Unë si kryetar i Fshatit dhe në përgjithësi krejt fshati e kemi ndi këtë rast jo mirë. Dhashtë Zoti të mos ndodhë më kurrë”, ka thënë kryetari i fshatit.

Maliqi thotë se ky rast i ka tronditur shumë edhe për shkak se rastet e tilla janë të rralla në fshatin e tyre.

Të prekuar nga ajo se çfarë ka ndodhur janë edhe nga Komuna e Ferizajt.

Kthimi i tri kufomave në Kosovë pritet të bëhet gjatë ditës hënë.

Pas kthimit të trupave të pajetë do të organizohet edhe ceremonia e varrimit në vendlindje.