Aksidenti në autostradë, një person kërkoi ndihmë mjekësore - Gazeta Express
string(58) "aksidenti-ne-autostrade-nje-person-kerkoi-ndihme-mjekesore"

Lajme

Gazeta Express

23/12/2025 14:45

Aksidenti në autostradë, një person kërkoi ndihmë mjekësore

Lajme

Gazeta Express

23/12/2025 14:45

Një veturë është aksidentuar në një segment të autostradës “Ibrahim Rugova” sot në mesditë. Për pasojë, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 13:30, policia është njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Njësia policore e trafikut për kontroll të autostradës, njofton se në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje”, tha ai.

Ndërkaq, pamjet nga vendi i ngjarjes i ka siguruar T7.

Advertisement
Advertisement
Advertisement